Search
Close
  • Lajme
  • Opinion
  • Sport
  • Kulturë
  • Mënyrë jetese
Menu
  • Lajme
  • Opinion
  • Sport
  • Kulturë
  • Mënyrë jetese
Facebook-f Twitter Youtube Instagram
Fakti-zyrtare
  • Lajme
  • Opinion
  • Sport
  • Kulturë
  • Mënyrë jetese
Menu
  • Lajme
  • Opinion
  • Sport
  • Kulturë
  • Mënyrë jetese
Home » Borrell: S’ka marrëveshje brenda BE-së për ndalim të importit të naftës ruse
  • Bota

Borrell: S’ka marrëveshje brenda BE-së për ndalim të importit të naftës ruse

  • fakti Nga fakti
  • April 25, 2022
  • 8:17 am

Nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për një ndalim të plotë të importit të naftës dhe gazit rus, ka thënë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell për “Die Welt”.

“Për momentin, ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”, tha Borrell për gazetën, raportoi Reuters të hënën.

Brenda BE-së është bërë thirrje për t’i dhënë fund pagesave të naftës, pasi ato financojnë në mënyrë efektive luftën në Ukrainë.

Disa vende të bllokut po bëjnë presion për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Brukseli po përgatitë një vlerësim mbi ndikimin që shkakton ndalimi i naftës si pjesë e masave të mundshme.

Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Evropë, duke siguruar pak më shumë se një të katërtën e importeve të naftës në BE në vitin 2020, sipas të dhënave nga zyra e statistikave të bllokut Eurostat.

Borrell tha se tema do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE-së që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm dhe se ai nuk pret ndonjë vendim për këtë çështje para kësaj kohe.

“Një propozim përfundimtar për një embargo ndaj naftës dhe gazit nuk është ende në tryezë”, tha ai.

Borrell ka njoftuar se të gjitha shtetet e BE-së po punojnë për të shkurtuar varësinë e tyre nga nafta dhe gazi rus.

Micevski: VMRO-DPMNE prej nesër nis bllokadën aktive në Kuvend
Pretendohet se krerët e inteligjencës ruse po përgatiten ta rrëzojnë Putinin nga froni
Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol
Shaqiri i bën thirrje drejtorëve të organizojnë mësimin në shkolla
Borrell: S’ka marrëveshje brenda BE-së për ndalim të importit të naftës ruse
NextShaqiri i bën thirrje drejtorëve të organizojnë mësimin në shkollaNext
On Key

Related Posts

Micevski: VMRO-DPMNE prej nesër nis bllokadën aktive në Kuvend

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka thënë se prej nesër pritet të fillojë bllokimi aktiv i të gjitha ligjeve dhe politikave të

Pretendohet se krerët e inteligjencës ruse po përgatiten ta rrëzojnë Putinin nga froni

Vladimir Putini mund të vritet në një komplot në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, paralajmëron një ish-gjeneral amerikan, raporton “The Sun”. Figura të larta të

Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol

Pas një periudhe të rrallë të qetësisë, ku janë evakuuar afro 100 persona, fabrika e çelikut Azovstal që gjendet në Mariupol, sërish është bombarduar nga

Shaqiri i bën thirrje drejtorëve të organizojnë mësimin në shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka reaguar pas vendimit të SAShK-ut për të vazhduar protestën duke e cilësuar këtë në dëm të të

Facebook Twitter WhatsApp Instagram YouTube
© 2022 fakti.com.mk Designed by Spotlight Media.
Facebook Twitter WhatsApp Instagram YouTube
© 2022 fakti.com.mk Designed by Spotlight Media.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.